Filipçe apel muslimanëve: Qëndroni në shtëpi për iftare, mos u grumbulloni në xhami


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka dalë me apel të ri për besimtarët musliman.
Njoftoi se gjatë javës së ardhshme, do t’i ftojë krerët fetarë, atë të Bashkësisë Fetare Islame dhe të Kishës Ortodokse për të dërguar apel deri te besimtarët e tyre.
Fton muslimanët të qëndrojnë në shtëpi për iftare, të mos grumbullohen në xhami, ndërkaq ortodoksëve u thotë të mos kremtojnë në kisha për Pashkët.

“Është shumë e rëndësishme që tani të gjithë faktorët relevantë të përfshihen në këtë proces. Shumë është me rëndësi që edhe liderët fetarë tani të kuptojnë, se situata tani është me të vërtetë serioze, se mund të përkeqësohet në mënyrë shtesë situata në spitale, diçka që duam të gjithë ta tejkalojmë. Unë dua që t’i ftoj javën e ardhshme të dy liderët, atë të Kishës Ortodokse dhe të Bashkësisë Fetare Islame dhe t’i lus që të dërgojnë apel deri te besimtarët e tyre që të qëndrojnë në shtëpi këtë vit. Le të qëndrojnë në shtëpi për iftare, të mos grumbullohen në xhami. Të mos ketë thirrje për të kremtuar në Kishë. Do të thotë, është shumë me rëndësi që të kyçen të gjithë, dhe jo vetëm ne që i menaxhojmë kapacitetet spitalore”, tha Filipçe.

Se a pritet të ash*përsohen masat gjatë festave, Filipçe deklaroi se tani për tani do të analizohen numrat me Covid-19 dhe më pas do të vendoset.