Filipçe: Nuk është koha të mendojmë për hapjen e kufijve, të përqëndrohemi në ato që po ndodh aktualisht

Për momentin, nuk është koha të mendojmë kur mund të hapen kufijtë, por të përqëndrohemi në atë se çfarë po ndodh në vendin tonë, tha në konferencën e sotme për shtyp ministru i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ministri tha që të gjithë qytetarët që u larguan nga Shkupi për fundjavën e zgjatur duhet me përgjegjësi t’u përmbahen masave mbrojtse.

“Asnjë vend në botë nuk do të jetë në gjendje të merret me virusin nëse qytetarët nuk respektojnë masat.” “Këto janë rregullat universale mbi të cilat bazohen parimet e parandalimit të përhapjes së virusit”- tha Filipçe.