Filipçe konfirmon atë që premtoi ministri Bekteshi më herët, dasmat nga fillimi qershorit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot ka konfirmuar qëndrimin e ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi lidhur me organizimin e dasmave.

Objektet hotelierike duhet të vazhdojnë të punojnë vetëm jashtë, dhe pas një kohe të gjatë duhet të lejohen dasmat me protokolle lidhur me mbushjen e kapaciteteve në kushte të jashtme, por jo edhe brenda. Eventualisht mund të dilet në ndihmë për rritjen e numrit të vizitorëve në një tavolinë, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe para Arena A1 QS “Boris Trajkovski”.

“Ne nuk kemi paralajmëruar se në këtë moment do i hapim ato, por sigurisht që kjo do të rishikohet dhe me shumë gjasë nëse e kemi pasqyrën e njëjtë epidemiologjike do ta bëjmë një paralajmërim të këtillë, në pajtim me protokollet që do të përgatiten nga Komisioni për Sëmundje Infektive, diku në fund të majit ose fillim të qershorit. Po ashtu do ta paralajmërojmë edhe mënyrën se si ato do të funksionojnë” – kishte deklaruar javë më parë ministri Bekteshi!