Fifi, Granitit: Ta këpus qafën si knusi


Këngëtarja nga Ferizaj, Fifi dhe ish-futbollisti, Granit Cana janë një ndër emrat me të përfolur të “Big Brother VIP”.
Ata fillimisht kishin pëlqim për njëri-tjetrin, por më pas janë deklaruar se janë shokë.

Pavarësisht kësaj këngëtarja kohë pas kohe nuk po e lë të qetë ish-futbollistin nga Kosova. Sapo Fifi e sheh Granitin me dikë nga vajzat e shtëpisë, këngëtarja bëhet xheloze.

Një skenë e tillë ka ndodhur edhe sot, ku Fifi në sy të Beatrix Ramosaj ia tërheq vërejtjen Granitit.
“Ta këpus qafën si knusi”, ka qenë “kërcënimi” i këngëtares për ish-futbollistin i cili i thotë se kjo i bie ‘me të rreh, e mos me të lënë me qajt”.