Fifi e pret keq lajmin që i dha Graniti. Kërkohet ambulancë në shtëpinë e ‘BBV’, banorët të alarmuar bërtasin: Thërrisni menjëherë mjekun


Në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ këngëtarja e njohur Filloreta Raçi ose ‘Fifi’ nuk është ndjerë mirë në shtëpine e ‘Big Brother VIP’. Banorët e tjerë kanë kërkuar një ndihmë të shpjetë që të vijnë një ambulancë.
Beniada, një nga banoret dëgjohet të thotë: Thërrisni një doktor për Fifin se nuk është mirë…
Ky përkeqësim i gjendjes së Fifit, vjen pasi Graniti i bëri të ditur se e shikon vetëm si shoqe dhe jo më shumë se aq.

Video https://www.cdnimpuls.com/video/6173d4158c876.mp4
Mbrëmjen e djeshme, Graniti teksa ishin në dhomën e gjumit duke diskutuar me Ilir Shaqirin dhe Sabianin, nisi t’i fliste Fifit për ndjenjat e tij.

Ai i tha se e do shumë si person, por nuk mund ta shohë dot më shumë se kaq. Për këtë arsye nuk dëshiron që të vazhdojnë aludimet se mes tyre mund të lindë një histori dashurie.

Këtë deklaratë këngëtarja nuk e ka pritur aspak mirë dhe menjëherë pas bisedës, vendosi që të mos komunikonte më fare me Canën. Pjesë nga biseda:
Granit Cana: Është zgjatur pak shumë kjo puna jonë edhe ka ardh një moment që ndoshta edhe njerëzit po presin me kuptu çka është kjo puna jonë. Të kam shumë për qejfi, të du shumë, shumë si person, por thjesht…

Fifi: Si motër…
Granit Cana: Jo, Jo… (Fifi çohet dhe shkon në krevatin e saj, Graniti e ndjek nga pas). A mundesh me vazhdu të lutem.
Granit Cana: Pse bën kështu?
Fifi: Hape krahun, s’kam punë me ty e ke bllok.

Granit Cana: Ditën e mirë, natën e mirë! Më lër rehat! (Graniti çohet dhe largohet)
Ilir Shaqiri: Më mirë kështu, sesa ta kishe zgjat këtë muhabet. Po ta them troç që duhet të kishe pasur pak më shumë kujdes si je shpreh. Që ‘unë ndjej për ty, por si motër’. Më mirë të kishe nejt një hap më mrapa se sa shkove dhe u barazove me hapat e saj. Se edhe për atë do të kishte qenë më e lehtë sot me kapërdi gjonat.

Granit Cana: Unë tu pas parasysh që do lëndohet ajo edhe…
Ilir Shaqiri: Më mirë të lëndohet tani, apo pas një muaji tjetër? Është më mirë që gjërat kur nuk janë të ndërpriten. Ajo në njfarë mënyre e priste, sepse thoshte trageti im është akoma mes detit. Duhet me fol më shumë me Fifin tani. Nuk është kollaj. Që ti i pëlqen fizikisht Fifit si mashkull, nuk ka diskutim. Problemi është që ti nuk e ke parë Fifin ndonjëherë për lidhje ose për të fejume, si i thoni ju për vajzë me e pas në krah. Më vjen shumë keq si për ty, si për atë. Ti se e vun, ajo se po e vun dy herë më shumë se ka pas iluzionet e veta.

Pas debatit, Cana doli jashtë në oborr për të marrë ajër e për t’u qetësuar, sepse nuk u ndje mirë për mënyrën se si e priti këtë deklaratë Fifi. Aty nisi të fliste me Semin, Kledin dhe Donaldin.
Granit Cana: Ia thash që e du shumë si person edhe u prek shumë.

Semi Jaupaj: S’ke pse ndihesh ti fajtor për këtë.
Pas kësaj përgjigjeje, Graniti u shfaq i shqetësuar, sepse Fifin e kapi ankthi. Për më tepër, ajo tentoi të bënte gati valixhet për t’i dhënë fund kësaj eksperience, por ishte Iliri ai që u mundua ta qetësonte.