Fier – Djali plagosi nënën me thikë, fqinjët flasin mes lotësh…


Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak më parë në Fier, ku 30-vjeçari Klaudio Çobaj goditi me thikë nënën e tij, Donikën, kanë folur mes lotësh fqinjët, të cilët e përshkruajnë autorin si djalë të urtë.

Ata thanë para gazetarëve se autori punonte në emigrim dhe ishte djalë i shkëlqyer, madje mes tyre nuk kanë dëgjuar debate. Fqinjët shprehen se janë të shokuar nga ngjarja.

“Janë familje e shkëlqyer. Asaj i ka vdekur burri. Ajo e di hallin, nuk e dimë ne. Djali punonte jashtë shteti në emighrim, vinte ikte. Nuk kishin debate, djalë i shkëlqyer”, shprehet një fqinj.

“Ai çuni të vriste zoti për të, jemi habitur për të. Çun i urtë sa s’ka më”, shprehet fqinja tjetër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak më parë dhe aktualisht 50 vjeçarja ndodhet në spital, por ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Drita jetonte me një vajze pasi bashkëshorti i kishte vdekur, ndërsa djali ishte emigrant në Gjermani. Ai ishte rreth 20 ditë që ishte kthyer. Djali pasi e ka goditur nënë me thikë është larguar menjëherë nga banesa. Burime konfidenciale nga policia e Fierit bëjnë të ditur se Klaudjo Çobaj ka kryer sulmin me thikë ndaj nënës së tij Donika Çobaj në gjendje të dehur.