Kjo është historia e suksesit të kompanisë me renome FIBAU!

Firma prestigjioze FI-BAU e cila ofron materiale ndërtimore dhe jo vetëm ju prezanton suksesin e saj!

FI-BAU u themelua në vitin 1995 nga vëllezërit Feizo dhe Ibrahim, nga emrat e të cilëve rrjedh edhe emri i kompanisë, së bashku me fjalën gjermane “Bau”, që do të thotë ndërtim. Kompania gjendet në fshatin Pallaticë, dy kilometra larg magjistrales Tetovë – Shkup, buzë lumit Vardar, në një sipërfaqe prej 5000 m2.

Është një ndërmarrje familjare që ka rritur gradualisht aktivitetin e saj në treg, numrin e punëtorëve të punësuar, flotën e makinerive dhe automjeteve, si dhe vëllimin e objekteve të blera dhe të ndërtuara. Këmbëngulja e vazhdueshme për zhvillim kontribuoi në një rritje të përhershme të efikasitetit dhe cilësisë në operacionet e kompanisë. Në tregun maqedonas, FI-BAU është i vetmi prodhues i disa elementeve të pajisjeve të ndërtimit, të ashtuquajturit spacers, të cilët i shet edhe në Shqipëri, Bullgari dhe Kosovë përmes rrjetit të vet të tregtarëve.

Sot kompania disponon me një numër të madh puntorësh, fabrika për prodhim të materialeve si dhe pika shitjeje të materialeve në disa lokacione! FI-BAU vazhdon të ngelet emër i stampuar për besueshmërinë në treg!