Ferdonije Qerkezi: Pres çdo ditë për një lajm, po s’po vjen kurrfarë

Dita Kombëtare e të Pagjeturve e këtij viti e gjen sërish Ferdonije Qerkezin në agoninë e pritjes së bashkëshortit dhe dy djemve të saj të zhdukur.

Ajo edhe sot kërkon që pritjes së saj dhe shumë familjarëve të të zhdukurve t’i vijë fundi , njofton Klan Kosova.

“Si çohem në mëngjes pres mos po më vjen ndonjë lajm për bashkëshortin dhe dy djemtë, po nuk më vjen kurrfarë lajmi. Kam vizitorë që vijnë kohë pas kohe, por dita e jeme është gjithmonë e zymtë”.Në vitin 2015 më është kthyer djali im i madh, Artani dhe djali i vogël, Edmondi. Shpresat bajagi na kanë hupë se institucionet tona vendore dhe ndërkombëtare ka bërë shumë pak, por tash po mbajmë shpresë me institucionet e reja se mos po punojnë pak më shumë e po na kthehen, jo vetëm fëmijët e mi, por të tana nënave”.
Nënë Ferdonija tha se nuset e djemve të saj kanë jetuar dhe pritur bashkë me të për pesë vjet e gjysmë pas zhdukjes së tyre dhe më pas kanë vazhduar rrugën e tyre. Nga ajo kohë, nënë Ferdonija jeton e vetme në Gjakovë.

Ajo tha se nga shteti merr 250 euro dhe se nuk do ndonjë trajtim të veçantë nga nënat tjera.Si dikush që i ka hupë dy-tre, si dikush që u ka hupë krejt, jemi si kategori më e vecçntë, por s’kam qejf me u veçu shumë”.

Qerkezi thotë se kanë grumbulluar dëshmi më shumë se që kanë “qime në flokë”, por se s’u bë shumë.

“Mirë është t’i vendoset kusht Serbisë të gjejë të zhdukurit, të kërkojë falje dhe t’i dën*ojë kr*iminelët. Edhe pse ne me këtë nuk ngihemi, sepse djemtë s’na kthejnë”.