Fevziu: “Për 5 banditë dhe fëmijë të llastuar s’mund të shkatërrohet turizmi” (VIDEO)

Mungesa e sigurisë, abuzimi me çmimet dhe tendenca e disa njerëzve me para për t’i bërë karshillëk pushuesve të thjeshtë ka çuar në zbrazjen e plazheve të Jugut. Kështu tha për Euronews Albanina gazetari Blendi Fevziu, i cili si frekuentues i rregullt i Jugut theksoi se asnjëherë nuk e kishte parë këtë plazh më të zbrazët. Sipas Fevziut, arroganca e disa njerëzve dhe fakti që hotelet në Jug kanë nisur të heqin dorë nga klientela e zakonshme, duke u përshtatur për këtë lloj kategorie pushuesish ka çuar në braktisjen e jugut.

“Skafet rrinë përballë njerëzve dhe derdhin shampanjë në mënyrë banane, dhe ato që ofrojnë shërbime turistike janë pa masa sigurie, marrin nga 30 vetë për xhiro pa jelekë sigurie. Për 5 banditë dhe fëmijë të llastuar s’mund të shkatërrohet turizmi në Shqipëri. Në Mal të Zi nuk të lejon kush të hipësh në varkë pa jelek sigurie. E gjithë kjo situatë nga çuar në një zbrazje”, tha gazetari.