Intelektuali dhe predikuesi turk Fetulla Gylen, ka paralajmëruar për rrezikun e llojit të ri të koronavirusit Kovid 19 dhe bën thirrje për respektim të plotë dhe të pakushtëzuar të masave të rekomanduara nga autoritetet kompetente.
Kjo nuk është frikë nga vdekja. Të jesh i papërgjegjshëm ndaj rrezikut nga pandemia është e njëjtë me vetëvrasjen. Nuk mundet të lëshohemi edhe përkundër njerëzve të papërgjegjshëm në rrethin tonë. Patjetër të sillemi konform rekomandimeve të personelit mjekësor dhe organeve kompetente- pohon Gylen në mesazhin e tij drejtuar opinionit.