Shkruan: Arben Fetai, zv.kryeministër i RMV-së
Assesi nuk mund të ketë kthim mbrapa për sa i përket statusit të gjuhës shqipe sepse atë e garanton Kushtetuta dhe mekanizmi i shumicës së dyfishtë.
Opinioni i Komisionit të Vencias e ka një defekt të madh: ai thirrët në mekanizmat e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë pakicë por komunitet me peshën e jashtëzakonshme politike që na jep fakti se jemi mbi 1/3 e popullsisë. Rrjedhimisht, çdo zgjidhje që prek gjuhën, kulturën, arsimin dhe të drejtat tona tjera kombëtare, është zgjidhje politike e garantuar me mekanizëm mbrojtës kushtetues.
Veç kësaj, në asnjë pjesë, opinioni i Komisionit të Venecias nuk e konteston kushtetutshmërinë e ligjit për përdorimin e gjuhëve, përveç nevojës për të precizuar edhe më tej se në nivel nacional gjuha e vetme tjetër me status zyrtar është gjuha shqipe. Konsideratat tjera të Komisionit të Venecias janë të natyrës financiare dhe menaxheriale, të cilat janë çështje politike, assesi kushtetuese. Kritika më e madhe në fakt është ajo se ligji është sjellur me flamur evropian, por në këtë mënyrë janë sjellur dhjetra e qindra ligje shumë më pak të rëndësishme se ky.
Andaj është për keqardhje që kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të merret me ligjin për përdorimin e gjuhëve, duke faktorizuar forcat retrograde që nuk duan përparimin e vendit drejt BE-së por duan të na kthejnë nga Rusia.