Fetai: Përzgjedhja e prokurorëve të lartë, me elemente fillestare të transparencës

Me betimin para këshillit të prokurorëve, Fatime Fetai, Burim Rustemi, Sasho Rajçev, Naum Panovski dhe Snezhana Bundalevska-Georgieva u graduan në Prokurorinë e Lartë të Shkupit.
Një hap pozitiv është futja e elementeve fillestarë, të transparencës në procesin e zgjedhjes dhe promovimit të prokurorëve publik në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup, ku unë u zgjodha së bashku me kolegët prokurorë tani të zgjedhur”, tha Fatime Fetai, prokurore e lartë publike.

Pasi përfundoi ceremonia për pesë prokurorët e lartë, pesë prokurorët të cilët u zgjodhën për të punuar në prokurorinë e Vilma Ruskovskës erdhën në Këshill. Që nga sot, Prokuroria për Kr*imin e Organizuar dhe Ko*rrupsion është forcuar me Trajçe Pelivanovin, Artan Ajron, Lile Stefanovën – të tre nga ish PSP-ja, si dhe Katerina Kolaroviq dhe Natasha Pop – Trajkova. Sidoqoftë, zgjedhja ishte zhgënjyese për disa prokurorë, që nuk ishin nga ky grup, që ishte vendosur në pozita më të larta.

Kush duhet dhe në cilin moment duhet të zgjidhet, për këtë ekziston Këshilli i Prokurorëve Publikë, dhe ata kanë të drejtë ta thonë atë. E përsëris edhe një herë, uroj që të gjithë kolegët nga ish PSP të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Fatime Fetai, prokurore e lartë publike.

Njëra nga të pakënaqurat me zgjedhjet ishte ish-prokurorja speciale Lençe Ristovska, e cila kishte një notë të lartë, por sipas Këshillit të Prokurorëve nuk kishte përvojë të mjaftueshme. Përndryshe, anëtarët e Këshillit nuk shpjeguan pse dikush u zgjodh, dhe dikush jo, edhe pse ata kanë të njëjtën notë dhe çfarë ishte thelbësore për përzgjedhjen? U publikua lista përfundimtare e prokurorëve, të cilët do të gradohen një ditë para votimit zyrtar, me indikacionin se LSDM dhe BDI kanë arritur marrëveshje ndërpartiake, kush të ngritet në nivel më të lartë në karrierën e tyre.