Fetai: E kemi obligim institucionalë e fetar që ta njoftojmë diasporën për procesin e regjistrimit të popullsisë

Kreu i Bashkësisë fetare Islame (BFI) në republikën e Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetahi, sot realizoi takim e zv. kryeministrin Arftan Grubi, me çrrastë biseduan rreth procesit të regjistrimit të diasporës. Fetai ka njoftuar Grubin për hapat që ka ndërmarr BFI-ja për sensibilizimin e diasporës dhe përfshirjen e saj në këtë proces statistikor.

“Ne informuam për aktivitete tona si BFI, për nismat tona. Tashmë ne kemi informuar të gjitha unionet në diasporë, atje unionet tona kanë marrë obligimet e tyre, janë në kontakt me qendrat islamike të besimtarëve tanë. Ne tash fillojmë fazën e dytë, përgatitemi që të vizitojmë diasporën, për ta ngritur vetëdijen e diasporës për rendësin e regjistrimit. Këtë e kemi obligim institucional, fetar, moral, kombëtarë e kështu me radhë. Ne angazhimet tona do ti bëjmë deri sa të zgjas procesi i regjistrimit”.
Nga ana tjetër Grubi tha se bashkërisht do të përpiqemi që të informojmë diasporën që të kyçet në numër sa ë të madh në procesin e regjistrimit të popullsisë.