Fetahu: Jeta në Islam është e shenjtë, e kemi për obligim ta ruajmë – vaksinohuni

Kreu i Bashkësisë fetare Islame, Shaqir Fetahi deklaroi se obligim i çdo personi që të kujdeset për shëndetin. Sipas tij në këtë kohë pandemie mënyra më e mirë për këtë do të ishte zbatimi i rekomandimeve të institucioneve shëndetësore, përfshi edhe vaksinimin.

“BFI-ja që nga momenti i parë ka ndërmarr të gjitha masat nëpër objektet fetare. Kemi respektuar të gjitha rregullat nga OBSH-ja dhe Ministria e Shëndetësisë. Meqenëse jeta në islam është e shenjtë, ne kemi për obligim që ta rruajmë, atë. Kemi apeluar për respektim të masave, për vaksinim. Jam ndër ata që kam marr vaksinën, dozën e parë, të dytën dhe para pak kohësh edhe të tretën. Jemi këtu së bashku që të apelojmë tek të gjithë qytetarët e RMV-së që këtë çështje ta marrin shumë seriozisht, dhe të mos vijmë në situatë e të thonë, ah sikur ta kisha marrë me kohë vaksinën”, deklaroi Shaqir Fetahu, kryetar i BFI-së.

Në vij të njëjtë edhe kryetari i Kishës Orthodokse Maqedonase (KOM), i cili gjithashtu theksoi rendësin e vaksinimit dhe rekomandimeve tjera të institucioneve shëndetësore.

“Bashkë me krerët e bashkësive fetare, i bashkëngjitkemi apelit tuaj që të tu përmbahen masave, që institucionet po drejtojnë tanimë dy vjet. KOM përmes njoftimeve disa herë gjatë këtyre dy viteve, por edhe gjatë festave nipër tempujt fetar apelonte që popullata të respektoj rekomandimet e institucioneve shëndetësore. Më mirë diçka të pengojmë se më pas ta shërojmë”, tha z. Stefan, kryetar i KOM.