Feta Alimi i bashkëngjitet fushatës së Arben Taravarit në Gostivar

Siç ka bërë të ditur kryetar aktual i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari gjatë ditës së sotme në fushatë i është bashkangjitur, Feta Alimi i cili ditë më parë u lirua nga burgu.

“Sot ishte një ditë fushate nga ato të veçantat.
Në një organizim sportiv që kishin bërë frashistët, unë, Ziadin Sela dhe miku ynë Fetah Halimi, morëm kaq shpresë e energji nga të rinjtë sa e them me zemrën plot: jam krenar për të rinjtë tanë!”, ka thënë Taravari.

Postimi i plotë nga Taravari:
Sot ishte një ditë fushate nga ato të veçantat. Në një organizim sportiv që kishin bërë frashistët, unë, Ziadin Sela dhe miku ynë Fetah Halimi, morëm kaq shpresë e energji nga të rinjtë sa e them me zemrën plot: jam krenar për të rinjtë tanë!
Votoni Rininë!
Votoni Gostivarin!
Rretho 6!