Festuan pa maska dhe pa distancë, pas një jave do të shihen pasojat


Grumbuj njerëzish e pa maska. Kështu festohej pas publikimit të rezultateve të para nga zgjedhjet parlamentare. Partitë politike bashkë me aktivistët e tyre gjatë festimit pas përfundimit të zgjedhjeve harruan për rekomandimet dhe masat të cilat duhet të respektohen në kohë pandemie. E për atë se sa është e mundur të rritet edhe më shumë numri i nfektuarve me Kovid 19, drejtori i institutit për shëndet publik Shaban Memeti thotë se do të bëhet e qartë pas shtatë ditëve.
“Rasti i festimeve nga partitë e ndryshme politike natën e zgjedhjeve pas kumtimit të rezultateve, mbase ka shkelje të tilla të mos respektimit të rekomandimeve dhe kujdesit, mbetet të shifet për një periudh prej 7 deri 10 ditë se di do të evaluojë”, tha Shaban Memeti drejtor në institutin për shëndet publik.

Ai shton se rre*ziku më i madh është nëqoftë nësë ndonjë i infektuar ka marrë pjesë në këto manifestime.
“Parashtrohet pyetja se sa raste me Kovid 19 kanë marrë pjesë në këto manifestime. Se sa është transmetuar virusi se sa është përhapur virusi kjo është me rëndësi”, tha Shabani.
Edhe epidemilogu Zharko Karaxhovski tha se duhet të pritet 7 ditë për të parë vallë a do të ketë klaster të ri, i cili ka dal nga fushata e zgjedhjeve.
Pyetëm edhe MPB se sa persona kanë dënuar në ditën e zgjedhjeve kur festohej pa maska dhe distancë. Nga atje me përgjigje të përgjithshme, se me datë 14 dhe 15 korrik janë regjistruar 104 raste të cilët kanë shkelur rekomandimet për mbajtjen e maskave