Feston ditëlindjen bashkë me burrin dhe ish-burrin! Habit gazetarja shqiptare “Dashuria për ish-in mbetet gjithmonë”

Kjo ndodhi aspak e zakontë sidomos për mentalitetin shqiptar ka befasuar të gjithë.
Gazetarja përmes një lidhje Skype nga jugu sqaroi në “Ftesë në 5” se ç’ndodhi në festën e ditëlindjes së saj.

E pyetur nga Bieta, Silva pranoi se kjo nuk është një situatë shumë familjare për mentalitetin shqiptar, por mjafton që e bën të lumtur.

“Dashuria është shumë e gjerë dhe nuk ka të bëjë që ti thjesht je në një lidhje dhe dashuria përkon vetëm me këtë fakt. Ti mund të kesh mbyllur një martesë dhe ti mund ta duash prapë ishin tënd, sepse dashuria mbetet përgjithmonë. Xhorxhin unë e dua si një mik, që më ka qendruar gjithnjë pranë dhe nuk kisha si të mos e ftoja”, tregoi ajo.

Silva më tej shtoi se Xhorxhi dhe Dick, partneri i saj hollandez kanë një marrëdhënie shumë të mirë.
Ata kalojnë kohë të përbashkët gjatë pushimeve të verës si dhe këto kohë kanë shijuar ndeshjet e Kampionatit Europian nën shoqërinë e njëri-tjetrit.