Gjatë ditës së djeshme u organizuan gara për Bodybuilding në Shkup.
Pjesëmarrës në këtë garë ishin edhe garues nga Tetova. Një sukses të padëgjuar më parë e arriti djaloshi 23 vjeçar nga Xhepçishti Festim Selmani. Ai fitoi tre çmime të vendit të parë, duke u shpallur tre here kampion për një ditë, në Bodybuildin Classic, Bodybuilding Heavyweight dhe Bodybuilding Overall.
Selmani për Pa Censurë tha se ka punuar fort për këtë sukses por gara ishte e vështirë mirëpo ai arriti të triumfojë!
Pa Censurë i uroj suksese!