Festim Halili zgjidhet drejtor në Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik

Pas dorëheqjes së Kosta Petrovit nga pozita e drejtorit në Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Qeveria në seancën e sotme emëroi funskionar të ri si ushtrues detyre.

Kryetar i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik është emëruar Festim Halili, ish-drejtor i NP “Radiodifuzioni Nacional”. Halili për një periudhë të shkurtër gjatë krizës politike në vitin 2016 u zgjodh nga i BDI-së në postin zëvendëskryeministër.

Drejtori i mëparshëm Petrov dha dorëheqjen e tij më 23 dhjetor dhe ishte në krye të Fondit për rreth 14 muaj.