Festim Halili: “Vazhdojmë edhe më fuqishëm, tashmë drejt Europës!”


Drejtori Festim Halili në fjalimin sot para antarëve të BDI-se tha:

“Sot, bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, sekretarin gjeneral Faton Ahmeti ministrat Fatmir Besimi Naser Nuredini Kreshnik Bekteshi Jeton Shaqiri Nazim Bushi Bekim Rexhepi dhe bashkëpartiak Bajram Rexhepi Ejup Rustemi – Faqe Zyrtare Bekim Murati takuam përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile, arsimit dhe intelektual në suaza të aktiviteteve “Bashkë për Europë”.
E theksova se sot misioni ynë përveç tjerash, është që të ndërtojmë edhe shkencën inovative, sipërmarrësin dhe ekonominë.

Një popull i begatuar me dije dhe i fuqishëm në ekonomi as nuk gjunjëzohet as nuk nënçmohet as nuk nëpërkëmbet sepse ky është misioni i ditëve tona.
BDI ka pasur synim integrimin e shqiptarëve në strukturat shtetërore dhe mendoj se kjo pjesë është arritur me suksese. Sot të gjithë na akuzojnë se shqiptarët udhëheqin me gjysmën e Qeverisë, si dhe me ministrit më të fuqishme.
Misioni i BDI-së sigurisht se filloi me luftën e vitit 2001, ndërsa kulminoi me shumë projekte madhore.
Vazhdojmë edhe më fuqishëm, tashmë drejt Europës!”