Festim Halili: “Siguria Kibernetike është kruciale për mbrojtjen e të dhënave dhe informacioneve për çdo qytetar”

Drejtori i FIZHT, Festim Halili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se siguria Kibernetike është kruciale për mbrojtjen e të dhënave dhe informacioneve për çdo qytetar, por edhe për institucionet shtetërore. Halili tha se duhet të mësojmë nga sulmet kibernetike që ndodhën në Shqipëri dhe ndalesat e shumta administrative të sistemit e-albania.

Ai sot takoi ekspertët e sigurisë kibernetike nga Uellsi i Britanisë së Bashkuar Prof.Dr. Carlene Campbell, drejtoreshën e Qendrës për Inovacion dhe shkenca të Zbatuara në universitetin e Swanseas, e cila do të bashkëpunojë me Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik.

Halili gjithashtu mirëpriti dhe ekspertin e tsknologjisë Blockchain Odayne Haughton dhe eksperten e teknologjive mjekësore Dr. Musarrat Reza nga universiteti Exeter në Uells, me të cilët do të zhvillojmë projekte të përbashkëta të fushave gjegjëse.
Postimi i plotë i Halilit: