Festim Halili: “Koha e kaluar pa qëllim në jetë, është koha që nuk do mbahet mend asnjëherë, prandaj përkushtohuni dhe arrini cakun!”

Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili ka njoftuar të gjithë profesorët, mësimdhënësit, studentët dhe nxënësit që të aplikojnë për të fituar grante dhe për të realizuar projekte dhe ide të tyre, shkruan Pa Censurë. Halili tha se duhet punë dhe angazhim, e pas ksaj do të ketë edhe mundësi më të mëdha.

Festim Halili ka treguar edhe detajet rreth këtij aplikimi, ku arsimtarët dhe profesorët e shkollave fillore dhe të mesme mund të aplikojnë në Thirrjen publike për financimin e projekteve hulumtuese në shkollat fillore dhe të mesme “Sfida për hulumtuesit e rinjë 5 – PROJEKTET E BLERTA’’. Çmimi i kësaj mund të shkojë deri në 200.000 denarë.

Kurse stafi akademik universitar, institucione dhe shoqata arsimore, mund të aplikojnë në thirrjen që do shpallet nesër, për krijimin e laboratorëve të rinjë “MakerSpace”. Buxheti total i thirrjes do të jetë 20 milion denarë, ku Halili tregon se FIZHT do të mbulojë 90% të buxhetit të projektit, shkruan Pa Censurë.

Përveç kësaj, Halili njoftoi se së shpejti do të ketë thirrje publike për mbështetje të kompanive vendore të cilat kanë ide inovative në zhvillimin e produkteve të tyre. Për çdo detaj, të gjitha thirrjet publike i gjeni në www.fitr.mk

SHFRYTËZONI KËTO MUNDËSI dhe jini pjesë e ekosistemit të kompanive, personaliteteve dhe institucioneve të cilat bashkëpunojnë dhe mbështeten nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, ka thënë Halili për fund./Pa Censurë/