Festim Halili: FIZhT- Ndihmon kompanitë me 6 milionë euro, aplikoni!

Fondi për Inovacion dhe zhvillim ka shpallur thirrje publike për të ndihmuar kompanitë vendore, informon drejtori i fondit Festim Halili, njofton Pa Censurë.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet Facebook-ut, drejtori i FIZHT- Festim Halili. Ai thotë se kjo thirrje ka për qëllim të mbështes kompanitë në kushte krize, dhe për këtë janë dedikuar 6 milionë euro.

“Qëllimi i thirrjes publike është të mbështeten kompanitë vendore për të krijuar kushte për tejkalimin e pasojave të krizës ekonomike, të arrijnë rritje të përshpejtuar, ta rrisin konkurrencën e tregjeve ndërkombëtare dhe rezistencën e krizave të pandemisë dhe të klimës nëpërmjet aplikimit të teknologjive të reja, inovative, të avancuara, “gjelbra” dhe digjitale për transformimin e tyre. Buxheti i përgjithshëm i projektit është 6 milionë euro.
Aplikuesi siguron minimum 30% për ndërmarrjet mikro dhe të vogla, paraprakisht deri në 40% për ndërmarrjet e mesme. Afati i aplikimit është deri më 15.06.2022, deri në orën 16:00’ shkruan Halili.
Më shumë informacione në: fitr.mk/забрзан-раст-2
Për të gjitha pyetjet shtesë në: https://fitr.mk/%D0%B7%D0%B0%D0%B1%D1%80%D0%B7%D0%B0%D0…/