Festë me muzikë në qendër të Shkupit

Masat aktuale anti-kovid ndalojne festat e këtilla
Nëpër rrjetet sociale është shpërndarë një video-xhirim nga një festë në qendër të Shkupit, ku pjesëmarrësit pa maska dhe pa distancë me muzikë nga Di-Xheji, gjatë pandemisë kanë shkelur masat dhe protokollet anti-covid.

MPB-ja ka njoftuar se në tubimin e mbrëmshëm para Muzeut të Maqedonisë kanë marrë pjesë një numër I madh I të pranishmëve që nuk kanë respektuar masat kundër COVID-19. Policia, sic përcjell KlanM, ka paralajmëruar dënime përkatëse, për shkak se, ende janë në fuqi masat restriktive që ndalojnë festa me Di-Xhej.

Organizatorët e ngjarjes, nga Muzeu për Art Bashkëkohor, sic përcjell KlanM, thonë se ngjarja, e cila ka qenë pjesë e bashkëpunimit me Muzeun e Maqedonisë, ka qenë e paralajmëruar dhe organizuar sipas protokolleve, kurse Di-Xheji nuk ka bërë festë, por ka pasur një performancë speciale.
Sipas masave dhe protokolleve anti-covid që janë në fuqi, janë të ndaluara tubimet masive, mbajtja e maskës është e obligueshme dhe është i ndaluar organizimi I festave me muzikë.