Festat e nëntorit – Grubi: ““Zgjimi i pranverës” sonte shfaqet në Teatrin kombëtarë të Shkupit”

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se sonte në ora 19:00 para publikut shkupjan, në Teatrin Kombëtarë të Shkupit do të jepet shfaqja teatrale “Zgjimi i pranverës” i cili shfaqet në vigjilje të festivalit “Teatri Kombëtarë MOISIU”, për shkak të festave të nëntorit. Njofton se shfaqja “Zgjimi i pranverës” flet për historikun e rinisë dhe shkeljen e të drejtave personale e kolektive të shqiptarëve gjatë viteve 90-ta nga regjimi politik i asaj kohe.

“Në kuadër të programit të begatë artistik “Festivali Teatri Shqiptar MOISIU” sonte në Teatrin Kombëtar të Shkupit do të jepet shfaqja “Zgjimi i Pranverës”, ngjarje e cila flet për sfidat historike të rinisë shqiptare gjatë viteve të 90-ta. Mes tjerash në këtë shfaqje del në pah edhe fakti se si regjimi politik i viteve të 90-ta ua kufizonte të drejtat personale e kolektive shqiptarëve. “Zgjimi i Pranverës” është shfaqje në regji të Zana Hoxhës, kurse autor i tekstit është Frank Wedekond. Shfaqja do të jepet nga ora 19:00 nga aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Shfaqjet teatrale të Festivalit “Teatri Shqiptar MOISIU” kanë filluar rrugëtimin e tyre në Shkup mbrëmë me 16 nëntor dhe do të zgjasin deri më 27 nëntor. Ky manifestim kulturor mbështetet nga Ministria për Sistem Politik në kuadër të festave të nëntorit”, ka njoftuar Grubi.