Festa e dy futbollistëve shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ka ngjallur emocione të bukura te shqitarët por debat në mediat ndërkombëtare dhe urrejtje te serbët.
Gjerësisht tabloidët më të njohur në Britani, gazetat elektronike spanjolle, ato italiane e deri në Shtetet e Bashkuara e kanë quajtur festimin me simbolin e shqiponjës si provokativ.
Britanikja Metro paralajmëron se dy shqiptarët rrezikojnë të gjobiten nga FIFA.
MARCA spanjolle e përshkruan si një festim me histori brenda.
Në Serbi fjalët për futbollistët shqiptarë kanë qenë tepër të ashpra. E ndërsa një prej mediave më të mëdha në Rusi, organizatoren e botërorit shkruan se “festimi ndez skandal teksa politika zbeh fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë. /Newsbomb.al
Express.co.uk