Festa e Fitër Bajramit, Maqedonia e Veriut vendos ja kurë do të vendosë nëse do të ketë izolim

Festa e Fitër Bajramit do të vijë këtë fundjavë dhe si në shumë vende të tjera edhe në Maqedoninë e Veriut festohet, kryesisht nga myslimanët shqiptarë.

Qeveria maqedonase vendos sot pikërisht për këtë çështje edhe pse nuk ka njoftuar ndryshim të orës policore për fundjavën.

Pritet të shihet nëse Maqedonia e Veriut do të marrë masa drastike si Turqia që do të mbyllë vendin për 4 ditë apo si Greqia që ‘kyçi’ të dielën e Pashkëve, apo si disa vende përshi Shqipërinë që nuk kanë marrë masa të veçanta për këtë çështje.