Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë!


Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, duke vepruar në bazë të propozimit të Prokurorisë Publike Themelore Shkup, ka sjell vendim që t’i dërgojë në paraburgim tre të rinjtë shqiptarë, të cilët gjatë festës për 28 Nëntor, dogjën flamurin e Maqedonisë,l.

Paraburgimi siç bëhet e ditur është shqiptuar mbi bazën e ekzistimit të dyshimit për arratisje.

Personat e arrestuar dyshohen se kanë kryer veprën penale 319 të Kodit Penal, ndërkaq ndërlidhen me ngjarjet e mbrëmshme.