Fero dhe Arbenita Ismajli: Do të bëjmë fëmijë sa një ‘ekip i futbollit’

Ata janë një nga çiftet më të përfolura në showbizin shqiptar – posaçërisht gjatë këtyre muajve të fundit. Fjala është për reperin nga Gjilani, Feronit Shabani (Fero) dhe partneren e tij, modelen Arbenita Ismajli, të cilët janë në pritje të fëmijës së parë së bashku.

Derisa po presin një vajzë, të njëjtit janë shfaqur në një intervistë ku kanë treguar më shumë për përjetimet e tyre para lindjes së Ismajlit.

Në një intervistë të dhënë për ‘Studio A’ me Adelina Hasanin, Fero tregon se gjithmonë ka qenë i gatshëm të bëhet baba.

“Gjithmonë të gatshëm jemi. Sa do t’i bëjmë”, thotë Fero derisa i drejtohet gruas së tij, Arbenitës. “Një ekip futbolli”, është përgjigja e modeles 22 vjeçe duke shtuar më tej se kanë shumë dëshirë të kenë sa më shumë fëmijë.