Fermeri nga Tetova tregon se si e la zyrën dhe pagën e majme për pasionin e tij

Gazmend Muharemi nga Aya Farm ka treguar ecurinë e kompanisë së tij, të cilën para se ta fillojë e kishte ëndërr. Ai ka folur për planet, këshillat.

Ai para se të hap fermën e tij kishte punuar punë zyre dhe fitonte shuma të konsiderueshme për tregun e punës në Maqedoni.
“Para gjashtë viteve e kishim filluar projektin që e kemi tani.”
“Ishte një moment i vështirë dhe një sfidë shumë e madhe për të bërë diçka të panjohur deri atëherë” tha mes tjerash Muharemi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Muharemi thotë se nuk i ka pasur dëshirë paratë për të arritur në këtë nivel dhe në këtë punë. Ai gjithashtu thotë se nuk do të kthehej në ndonjë punë që kërkon të mbyllesh në zyre për 8 orë.
“Mundësitë jashtë janë shumë më të mëdha” thotë Muharemi.

Ferma e re ultramoderne e automatizuar është sfida e radhës e Aya Farm për të ardhmen. Me këtë projekt tentohet që të pesëfishohen produktet që i prodhojnë në fermën e tyre familjare.
Ndiqi ëndrrat, punoni shumë për t’i realizuar ëndrrët dhe mos tentoni të punoni në administratë, janë tre këshillat e Muharemit për të rinjtë.