Një qytetar nga Ferizaj ka përjetuar një ngjarje që vetëm nëpër filma kemi mundur ta shihni.
Ai është zgjuar mbrëmë nga gjumi dhe me të hapur sytë e ka parë një person të panjohur në njërën prej dhomave të shtëpisë.
Personi në fjalë ka qenë edhe i armatosur dhe për më keq gjatë ikjes edhe ka gjuajtur dy herë me revole, raporton FaktePlus.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar, ku në një nga dhomat e shtëpisë viktima e kishte hasur të dyshuarin, por i dyshuari kishte nxjerrë një pistoletë dhe ia kishte drejtuar viktimës e më pas ka arritur të ikë, ku gjatë ikjes kishte shtënë dy herë me atë armë”, thuhet nga Policia e Kosovës.
Pas krismave të armës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat janë duke e hetuar rastin, ndërsa nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.
Bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.