Një rast i tmerrshëm është raportuar në Ferizaj në Policinë e Kosovës.
Atje një vajzë shtetase e Shqipërisë ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga babai i saj.
I dyshuari gjendet në arrati, sipas Policisë.
“SULM SEKSUAL – Ferizaj 14.11.2023, 13:30. Viktima femër shtetase e Shqipërisë e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga babai i saj i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, ka njoftuar PK’ja.