Emisioni “Radar” ne krye me Edita Doli dhe “Bashkimi Projekt” në mbështetje të zonjës së hekurt Ferdonije Qerkezi.
Emisioni “Radar” në RTV Dukagjini dhe “Bashkimi Projekt” do të kujdesen për nevojat jetësore të zonjës Ferdonije Qerkezi.
Nga nesër “Radar” në RTV Dukagjini dhe “Bashkimi Projekt” do të fillojnë edhe me renovimin e shtëpisë së zonjës Ferdonije Qerkezi.
Gjatë ditëve të fundit është raportuar se si pasojë e reshjeve të shumta, uji kishte depërtuar edhe në shtëpinë muze të Ferdonije Qerkezit
Ferdonije Qerkezi është një nënë nga Gjakova e cila gjatë luftës humbi burrin dhe katër djemtë e saj.
Nga atëherë nënë Ferdonija vazhdon jetën e vetme, me kujtimet për më të dashurit.
Në vitin 1999 u vranë të gjithë 11 meshkujt që u gjetën në shtëpinë e Famijles Qerkezi.