“Fenomeni Vjosë”, Prindon Sadriu e lartëson gruan e tij


Zotëriu i parë i Kosovës, Prindon Sadriu nuk kursen të shpreh mbështetjen për gruan e tij, presidenten Vjosa Osmani. Në një postim të bërë në Facebook, Sadriu e ka quajtur bashkëshorten e tij “Fenomeni Vjosë”. Kjo deklaratë e tij ka ardhur pas takimeve që Osmani ka zhvilluar në Samitin e Frankofonisë.

“Fenomeni Vjosë! Dhjetëra takime brenda 24 orëve në Samitin e Frankofonisë”, ka shkruar bashkëshorti i presidentes Osmani. Theksojmë se presindetja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Frankofonisë i cili është mbajtur në Tunizi.