Fenomeni Ronaldo martohet për herë të katërt


Fenomeni Ronaldo do të rikthehet së shpejti në altar, për herë të katërt në jetën e tij (edhe pse ka vetëm tre dasma “zyrtare”). Ish-sulmuesi i madh i Brazilit do të martohet me partneren e tij Celina Locks. Ajo që i ka marrë zemrën Fenomenit është një modele dhe sipërmarrëse braziliane. Celina është lidhur me pronarin aktual të Real Valladolid që nga viti 2015. Njoftimin e dasmës e ka dhënë vetë modelja me një postim të publikuar në profilin e saj në Instagram.

“Po, dua. Unë do të të dua përgjithmonë”. Ky është mesazhi i qartë dhe konciz i shkruar nga Celina në rrjetet sociale. Modelja e ka shoqëruar me disa foto ku është pranë të dashurit të saj Ronaldo, me unazën në evidencë. Postimit të modeles, ish-sulmuesi brazilian i është përgjigjur me një “të dua”. E thjeshtë, por domethënëse. Ajo me Locks do të jetë martesa e katërt për dy herë fituesin e Topit të Artë. Ronaldo u martua fillimisht me modelen Milene Domingues. Më pas me Daniella Cicarelli (edhe pse në këtë rast disa probleme burokratike nuk lejuan zyrtarizimin e bashkimit). E më vonë u martua me Maria Beatriz Anthony.

PROPOZIMI

Ronaldo ka “shfrytëzuar” atmosferën sugjestive të Republikës Domenikane, ku çifti ndodhet me pushime, për t’i bërë propozimin partneres së tij. Modelja, e cila është 32 vjeç (14 më pak se Fenomeni), nuk e ka menduar dy herë të thotë “Po”. Gruaja e parë e ish-sulmuesit, Milene Domingues, e komplimentoi menjëherë përmes rrjeteve sociale: “Jam e lumtur për ty”, ka shkruar ajo. “Zoti ju bekoftë dhe ju ruajt gjithmonë. Rroftë dashuria”.