Fëmijët mësojnë nga serialet! Ministrja e Arsimit: Këtë vit nuk do të ketë libra për gjuhët e huaja


Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, njoftoi se nga shtatori nuk do të ketë tekste për gjuhë të huaja.

Siç thotë Ministrja, kjo nuk do të jetë problem sepse fëmijët i mësojnë gjuhët nga serialet dhe çështja është të kuptojnë dhe të flasin, jo të mësojnë gramatikën e gjuhës së huaj.

“Gjuha është e gjallë, e dini, fëmijët fillojnë ta mësojnë edhe nga serialet. Çështja është që ata të kuptojnë dhe të flasin, jo të mësojnë gramatikë e gjuhës tjetër, emra, përemra e kështu me radhë, mendoj se kjo nuk do të jetë problem”, tha Janevska.
Ministrja njoftoi gjithashtu se pushim pranverorë nuk do të ketë, pasi Ministria e Arsimit dhe Shkencës në korrik u dërgoi një pyetësor mësuesve, prindërve dhe nxënësve për të dhënë mendimin e tyre personal për organizimin e pushimeve pranverore në vitin shkollor 2024-2025, për shkak të pikëpamjet e ndryshme për pushimet pranverore në vitin e kaluar shkollor, ndërsa përgjigjet e prindërve dhe nxënësve më të rritur treguan se ata nuk duan pushim pranveror dhe këtë vit nuk do të ketë.