Fëmijët më shumë luajnë me ndonjë anëtar të familjes, se sa me nënën dhe babain

Anëtarët më të moshuar të familjes më të ngushtë, e jo nëna dhe babai, janë ata me të cilët më shpesh luajnë fëmijët, tregojnë të dhënat të cilat Enti Shtetëror të Statistikës i publikoi me rastin e 20 Nëntorit – Ditës Botërore të Fëmijëve.
Sipas të dhënave të publikuara, 32 për qind e fëmijëve më së shumti luajnë me babanë, 73 për qind me nënën, ndërsa 88 për qind luajnë me ndonjë anëtar tjetër të moshuar nga familja më e ngushtë.

Pjesa më e madhe e fëmijëve ose 94 për qind luajnë me lodra të prodhuara industriale të cilat janë blerë nëpër shitore, përderisa vetëm një përqindje e vogël (14 për qind) luajnë me lodra të punuara në shtëpi. Një përqindje e lartë e fëmijëve 60 për qind në vend se me lodra, luajnë me mjete për lojë nga amvisëria.
Gjashtëdhjetë e dy për qind e fëmijëve kanë dy ose më shumë lodra, përderisa 55 për qind kanë tre ose më shumë libra të fëmijëve.