Thuajse në çdo cep të Tetovës sheh lypës, madje në shumicën e rasteve ata janë fëmijë. Dy të mitur janë hasur nga Qendra Për Punë Sociale të cilët ditë më parë ndërmorën një aksion për parandalimin e lypjes nga të miturit.
Këtë radhë janë takuar fëmijët, një 4 vje¬çar dhe një 11 vjeçar, tani kemi filluar me procedura, ndoshta është bërë vizitë në shtëpi dhe nëse fëmija nuk është në shkollë, dërgohet në shkollë, për atë fëmijën 4 vjeçar i sigurojmë çerdhe falas, pasi që ka projekt ku fëmijët rom mund të shkojnë në çerdhe falas”, tha Olivera Sfetkovska, psikologe.
Nga Qendra për Punë Sociale në Tetovë thonë se gjatë vitit 2022 në rrugët e Tetovës janë hasur 5 fëmijë, ndërsa ajo që duhet theksuar se jo të gjithë janë nga Tetova, por vijnë ose sillen nga qytete të tjera.
“Në vitit 2022 kemi pasur pesë fëmijë ku tre nuk janë qenë nga Tetova, jashtë Tetovës në ditën e pazarit vonë nga jashtë, Kumanova, Kërçova dhe Gostivari dhe është shumë vështirë që t’i identifikosh pasi që qëllimisht nuk mbajnë asnjë dokument dhe pesë herë po t’i pyesësh të japin pesë emra të ndryshëm”, shtoi Sfetkovska.
Nga Qendra tregojnë se ata prindër që i nxjerrin fëmijët në rrugë për të kërkuar lëmoshë, fillimisht paralajmërohen, e më pas dënohen dhe në rast se ata vazhdojnë që ti detyrojnë të lypin, atëherë rrezikojnë që t’u merret fëmija.
Numri i lypsarëve në Tetovë rritet zakonisht në kohën e verës kur qyteti është i mbushur me mërgimtarë si dhe gjatë muajt të ramazanit. Ata zakonisht vijë nga qytete tjera në mënyrë të organizuar, e në disa raste edhe udhëtojnë çdo ditë.