Fëmija nga Shkupi kafshohet për vdekje nga qeni i fqinjit

Dje pasdite në Shkup ka humbur jetën një fëmijë i mitur pasi është kafshuar nga qeni i fqinjit të tij, njoftoi MPB.

– Më datë 11.04 ora 18:25. Nga spitali “Sv.Naum Ohridski” është njoftuar se tek ata është sjellë një i mitur nga Shkupi, i cili sipas njoftimit ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit të qenit në pronësi të fqinjit të tij N.G.
Është njoftuar prokurori publik, me urdhër të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, thuhet në njoftimin e MPB-së.