Fëmija më i trashë në botë që peshonte 190 kg nuk njihet tani që ka humbur më shumë se gjysmën e peshës

14 vjeçi peshonte rreth 190 kg në moshën 11 vjeç, dhe tani pas një diete strikte peshon vetëm 80 kg. Fëmija më i trashë në botë tani nuk njihet fare pasi humbi më shumë se gjysmën e peshës së tij të mëparshme. Arya Permana, 14 vjeç peshonte 190 kg kur ishte vetëm 11 vjeç, tani ka rënë në 80 kg pasi filloi të ndjekë një dietë strikte. Djaloshi la pa fjalë mjekët kur ata para 5 viteve panë për herë të parë një fotografi të djaloshit.

Arya është nga Indonezia, dhe për shkak se pesha e tij ishte shumë e pazakontë, ai ka pasur problem edhe të gjente rroba që do t’i vinin tamam. Ai me vite të tëra i kaloj vetëm duke ngrënë, sepse masa e tij nuk e lejonte as të ecte, pra ai nuk mundi as të shkollohej. Për 5 vite, ai kaloi në shumë dieta dhe trajnime, që e ndihmuan të humb 110 kg. Ai tha se shumica e njerëzve mbajnë dieta për një javë, dhe ndjehen shumë më të lumtur me veten, por pas asaj jave, ata do vazhdojnë të hanë si gjithmonë.

Arya mendon se dieta duhet të jetë graduale, të zvogëlohet sasia e ushqimit nga pak çdo javë, dhe jo menjëherë. Ai tha se ai e zvogëloi sasinë e ushqimit çdo javë, duke hequr nga 5 lugë ushqim çdo herë. Tani, ai ecë çdo ditë nga 3 km, dhe luan basketboll ose ndonjë sport tjetër për dy orë çdo ditë. Ai gjithashtu ka filluar edhe shkollën. Ai ha vetëm 3 vakte në ditë, dhe konsumon më shumë pemë dhe perime, duke shmangur të gjitha ushqimet e gatshme dhe duke e bazuar dietën e tij në drithëra dhe ushqime natyrale.