Fëmija bie në pus 30 metra të thellë/ Marok, grupet e shpëtimit po punojnë prej dy ditësh për ta nxjerrë

Banorë dhe grupe shpëtimi po përpiqen të shpëtojnë një djalë pesë-vjeçar që ra në një pus të ngushtë 30 metra të thellë në veri te Marokut.

Vendasit prisnin me ankth lajme nga operacioni dramatik për shpëtimin e djalit ndërkohë që po gërmohej me mjete të rënda ne vije paralele me pusin.
Autoritetet thanë se misioni po i afrohej fundit dhe kishin mbetur vetëm 9 metra për të gërmuar që të arrihej te fëmija.

Pesë vjeçari i quajtur Rayan, ra në pus mbrëmjen e të martës në fshatin e tij Igran. Në pamje shiheshin punonjësit që dërgonin kamera poshtë në pus për të parë gjendjen e vogëlushit.

“Shpëtimi i djalit po afron”, tha zëdhënësi i qeverisë Mustafa Baitas. “Zemrat tona janë me familjen e tij dhe lutemi që ai të kthehet te ata sa më shpejt”.

Pusi ishte tepër i ngushtë dhe nuk lejonte zbritjen e punonjësve të shpëtimit të cilët gërmuan një tjetër pus paralel pranë tij.