Fejohet Iva Tiço, gazetarja thotë “PO” ditën e Shën Valentinit

Ky “Shën Valentin” ka qenë tepër i veçantë për gazetaren Iva Tiço dhe për këtë ishte kujdesur partneri i saj.

E ku ka suprizë më të bukur se një propozim për martesë në ditën e dashurisë. Po, Iva ka thënë “Po” më 14 Shkurt dhe këtë e ka zbuluar vetë gazetarja përmes disa fotove në “Instagram”.

Ajo ka publikuar disa foto ku shihet duke pozuar me një unazë në dorë, duke konfirmuar tashmë propozimin e martesës.

Iva treguar edhe më parë se është në një lidhje dashurie me dikë i cili nuk është me origjinë shqiptare, por ka vendosur ta mbajë private dhe larg syrit të publikut partnerin, duke mos zbuluar indentitetin e tij.

Mesa duket partneri misterioz ka vendosur të kurorëzojë dashurinë me gazetaren dhe i ka propozuar pikërisht në ditën e të dashuruarve.

Në foton e shpërndarë nga Iva shkruhet “Ikja jonë romantike, nuk mbaj mend as nëse thashë po, as nëse më bëri ndonjë pyetje”.

Madje ajo i është drejtuar partnerit të saj me shaka: “Herë tjetër më lajmëro po pata surpriza të tilla, se isha dhe me thonjtë pa bërë”, duke treguar se ishte e papërgatitur për këtë propozim.