Federata spanjolle shpall të mbyllur ligën, kjo skuadër shpallet kampion

Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) ka vendosur të mos vazhdojë edicionin 2019/20 në futboll të femrave, ndërsa Barcelona do të shpallet kampione, shkruan Sport.

Sport ka treguar se të enjten në Bordin e RFEF-së do të paraqiten dy modele për mbarimin e stinorit 2019/20 në tri rangjet e para të futbollit të femrave në Spanjë.

Në të dy rastet Barcelona do të jetë kampione. Propozimi do të ratifikohet të premten nga komisioni përkatës.

Në momentin e pezullimit të stinorit, Barcelona ka qenë duke kryesuar me 59 pikë, nëntë më tepër se Atletico Madridi që mbante pozitën e dytë.