FC Shkupi me mbrojtës gjeorgjian në “gjah” për titullin kampion

Skuadra e FC Shkupit zyrtarizoi bashkëpunimin 2 vjeçar me mbrojtësin Gagi Margvelashvilli. Lëndimi i Abdul Ravbutajes, i cili do të pauzojë 6 muaj, është arsyeja kryesore për këtë vendim të skuadrës nga Çairi. Lojtari gjeorgjian vjen në radhët e FC Shkupit nga ekipi i Dinamo Batuni.

“Jam i kënaqur që jam këtu. FC Shkupi ka një trajner professional dhe jam i kënauqr që do të bashkëpunojë me të. Ekipi luan futboll cilësor, shënon shumë gola dhe shumë pak pranon, falë lojtarëve të mirë. Dua të fitojmë dhe të festojmë së bashku dhe dua poashtu te kemi paraqitje të mirë në garat evropiane,” tha mes tjerash futbollisti gjeorgjian.
Lideri aktual në Ligën e Parë është në Antali, ku është duke kryer fazën përfundimtare të përgatitjeve për sezonin pranveror.