FC Shkupi kampion, Bushi: “Suksesi nuk është i rastit por fryt i punës së gjatë plot entuziazëm”

Zëvendës ministri i MPB, Nazim Bushi me rastin e shpalljes kampion të FC Shkupi lëshon urime duke dëshiruar që këto suksese të mos ndalen me kaq. Këtij suksesi i gëzohemi edhe ne, së bashku me Ju, i gëzohemi sikur të jemi një, sepse jam shumë i vetëdijshëm se nuk është i rastit, nuk është arritur “brenda natës” por është fryt i punës së gjatë, entuziaste dhe me përkushtim, që po bëhet në këtë klub, shkruan mes tjerave Bushi.

Ja urimi i Bushit:
Nuk paska kënaqësi më të madhe të shohësh gëzimin e tifozërisë së Shvercerëve në stadiumin e Çairit.
Ka vite që FC Shkupi tregon një profesionalizëm të jashtëzakonshëm në fushën e blertë si një kampion i vërtetë, e me këtë rritëm uroj të na sillni suksese gjithmonë sepse me këto suksese me plotë të drejtë po e fiton epitetin krenaria e futbollit.

Këtij suksesi i gëzohemi edhe ne, së bashku me Ju, i gëzohemi sikur të jemi një, sepse jam shumë i vetëdijshëm se nuk është i rastit, nuk është arritur “brenda natës” por është fryt i punës së gjatë, entuziaste dhe me përkushtim, që po bëhet në këtë klub. Urime dhe njëherë të gjithë atyre që kontribuan në këtë drejtim, që nga udhëheqësia, lojtarët dhe gjithë ne tifozëve, vazhdoni na bëni krenar edhe më tej.