Fazliu: Çairi është dhe do të mbetet bastion i VLEN-it edhe pas zgjedhjeve lokale


Në një intervistë ekskluzive për portalin Lideri.mk dhe Lideri Tv, Faton Fazliu flet njëkohësisht edhe për sfidat në Drejtorinë e Librave Amë, ku është drejtor tani e dy muaj, por edhe si kryetar i degës së Alternativës në Çair.

Në pjesën e shkëputur nga kjo intervistë, ai shprehet i bindur se VLEN, si koalicion që përfshin edhe Alternativën, do të fiton zgjedhjet e ardhshme lokale në këtë komunë.

Intervistën e plotë do e publikojmë gjatë ditës së nesërme, kurse në videon më poshtë u sjellim vetëm një pjesë të shkëputur prej saj.