Fauci: Vaksina kundër koronavirusit nuk do të jetë plotësisht efektive

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara për Alergji dhe Sëmundje Infektive, Anthony Fauci vlerëson se vaksina kundër koronavirusit nuk do të jetë plotësisht efektive, transmeton Gazeta Sinjali.

Në një seminar online të Universitetit “Brown”, ai tha se gjasat që vaksina të jetë 100% efektive nuk janë të mëdha, raporton Sky News.

“Ne nuk e dimë se sa efektive do të jetë – nëse do të jetë 50 ose 60%. Unë do të doja që efikasiteti të ishte 75% ose më shumë”, tha Fauci.

Ai theksoi se koncepti i shëndetit publik nuk duhet të braktiset kurrë sepse është e pamundur të zhvillohet një vaksinë që është deri në 98% efektive.