Fauci: Shkollat dhe universitetet të hapen, por me një kusht

Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive në Amerikë, Dr. Anthony Fauci, deklaroi se shkollat dhe kampuset universitare në të gjithë Amerikën mund të rihapen pa problem, por kushtin që të kenë si prioritet kyç, sigurinë.

Ai tha gjithashtu se edhe shkollat për moshat nën 12 vjeç duhet të rihapen, pasi nxënësit kanë nevojë për përfitimet psikologjike dhe ushqyese nga prania në shkollë dhe prindërve do t’u duhet të modifikojnë në mënyrë drastike oraret e punës.

Sa i përket kampuse ve universitare, ai shtoi se të gjithë studentët duhet të kryejnë testin dhe pavarësisht rezultatit të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.