Fauci: Respektoni masat, normaliteti rikthehet në fund të vitit të ardhshëm

Drejtor i Instituti Nacional për Alergji dhe Sëmundje Infektive në SHBA, epidemiologu Anthony Fauci konfirmoi faktin se normaliteti i para epidemisë do të mund t’i rikthehet botës vetëm në fund të vitit të ardhshëm.

“Jam optimist për vaksinën që do të gjendet në kohën e parashikuar dhe do mund t’i rikthejmë normalitetin dhe qetësinë mendore të gjithë popujve para krishtlindjeve të ardhshme”, u tha ai gazetarëve.

“Por, nëse qytetarët do vijojnë të sillen në mënyrë të papërgjegjshme, kjo situatë do të zgjasë”, vijoi ai, duke bërë thirrje që të ruajmë qetësinë dhe të respektojmë masat.

Megjithatë, situata aktuale në botë nuk është aspak e qetë, duke parë rastet e reja të infeksioneve. Në disa shtete janë marrë vendime për vendosjen e masave më të rrepta, siç është rasti i Britanisë së Madhe, një ditë më parë.