Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha për CNN-in se nuk është përfshirë në kujdesin e presidentit Donald Trump.
Gjithashtu mjeku nuk pranoi të fliste rreth gjendjes shëndetësore të të parit të SHBA-ve pas konstatimit se është infektuar me coronavirus.
“Unë nuk kam qenë i përfshirë, por përsëri, nuk dua të flas për çështjen e presidentit. Nuk kam qenë i përfshirë në kujdesin e drejtpërdrejtë të presidentit”, tha Fauci.
Ky i fundit vlerësoi se mjekët që po e trajtojnë republikanin në qendrën mjekësore Walter Reed, po kujdesin në maksimum për shëndetin e presidentit.
“Unë mund të komentoj se kolegët e mi që i njoh, duke përfshirë Sean Conley, janë mjekë shumë të mirë dhe të kualifikuar, kështu që kam vërtet besim se presidenti i Shteteve të Bashkuara po merr kujdesin maksimal që mund të merr në Walter Reed”, pohoi Fauci.
Ndryshe, Melania Trump po vazhdon trajtimin në shtëpi pasi u diagnostifikua se është infektuar me virus.